Në rast se dështon transferimi i portierit të Romës, Alisson në Real Madrid, atëherë këta të fundit do të ndjekin planin e tyre B për portën i cili ka të bëjë me nënshkrimin e njërit prej këtyre dy portierëve: Jan Oblak apo Thibaut Courtois.
Alisson Becker është portieri i cili po pëlqehet më se shumti nga klubi Madrilen, por transferimi i tij duket të jetë i komplikuar pasi që për shërbimet e tij është i interesuar edhe Liverpooli, i cili njëherit është edhe ofertuesi më i madh.
Për këtë arsye, Madrilenet me shumë mundësi do të ndjekin planin e tyre B për të nënshkruar me Jan Oblakun ose Thibaut Courtois. I pari (Oblak) duket të jetë kandidati kryesor. Çmimi i tij kap vlerën e 100 milionë eurove.
Përveç portierit slloven, Real Madridi nuk e përjashton mundësinë e transferimit të Thibaut Courtois. Belgu mund të arrijë për një shumë të arsyeshme sepse në merkaton e ardhshme të verës do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub.
Sidoqoftë, fjalën e fundit për blerjen apo mos blerjen e ndonjë portierit të ri do ta ketë trajneri i ri Julien Lopetegui.