Portjerët gjithmonë përpiqen të dekoncentrojnë lojtarët që godasin penalltitë përball tyre. Këtë u mundua t’a bëjë edhe portjeri i Spanjës, David de Gea përball Cristianos, në ndeshjen e së premtes ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë.
Portjeri Spanjoll iu afrua Cristianos duke i thënë disa fjalë por reagimi i Portugezit ishte i menjëhershëm, vetë duke i mbyllur syrin. Cristiano nuk dështoi nga penalltia dhe e shënoi atë për t’a kaluar kombëtaren e tij në epërsi në minutën e 4’të të ndeshjes që në fund përfundoi me barazim 3-3.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: