Cristiano Ronaldo ishte heroi i Portugalisë në barazimin 3-3 ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të tij në botërorin Rusia 2018.
Portugezi shënoi 3 gola dhe goli i tij i tretë ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, një goditje që nuk i dha mundësinë portjerit Spanjoll, David de Gea as të reagojë.
Pas këtij supergoli, kamerat kanë kapur reagimin e Jordi Albas i cili nuk mund t’i besonte syve se rezultati u barazua nga Portugezët.
”Fat i keq, gjithmonë ka një vrimë.”, ishin fjalët që i përsëriste lojtari Blaugran në fushë. Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: