Pas performancës spektakolare në ndeshjen e mbrëmshe ndaj Spanjës ku Cristiano Ronaldo arriti të shënonte tre herë në portën e David De Geas, me golin e tretë që ishte një vepër arti, mediat në Europë dhe në botë kanë thurur elozhe për kapitenin Portugez.
Ja se çfarë shkruajnë media të njohura për ndeshjen e Ronaldos:
A Bola (Portugali) : ”Na la pa fjalë”
O Jogo (Portugali) : ”BISHË!” – Një goditje dënimi maestrale shpëton kombëtaren nga humbja – në ndeshjen e parë të botërorit 2018, ai then 6 rekorde! – Ndeshje e madhe dhe një Ronaldo madhështor.
L’Equipe (Francë) : ”Cristiano Ronaldo godet rëndë, shumë rëndë: autor i një hat-tricku ndaj Spanjës, fituesi i 5-sht i Topit të Artë dhe një performancë memoriale ndaj një ndaj favoritëve të padiskutueshëm. Ai poashtu futet në histori duke shënuar në 4 edicione të ndryshme të botërorit.”
France Football (Francë) : ”Legjendari CR7 shpëton Portugalinë: i mer kombëtares së tij një barazim ndaj Spanjës në minutat e fundit të ndeshjes!”
Globesport (Brazil) : ”Ai është këtu! Cristiano shënon tre herë dhe tregon arsyen pse konsiderohet më i miri në botë nga FIFA. Portugalia, me Cristianon, luftoi deri në fund dhe ai nuk zhgënjeu!”
ESPN (SHBA) : ”Ky është Cristiano: një luftëtar i lindur, një sportist senzacional dhe një yll i madh. Shfaqet në kupën e botës me forcën e tij. Ai kishte Spanjën në litar pas dy golave por në momentin kur Spanjollët menduan se kishin fituar, ai shënon një goditje dënimi. Një bishë kompetitive!”
Ole (Argjentinë): ”Dreqin, çfarë performance nga Cristiano! Rishfaqet për të shënuar një goditje dënimi të jashtëzakonshme. CR7 është nga një tjetër planet. Emocionues, vibrues dhe spektakolar. Kur yjet vallëzonin, ai që ishte më i shkëlqyer ishte Cristiano, luajti i vetëm dhe ishte i papërmbajtshëm.”
HLN: ”Ja se ku është magjia! Një goditje dënimi fenomenale i heq nga duart fitoren një Spanje të fortë.”