Pepe ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të UEFA-s para ndeshjes së nesërme që ekipi i tij Besiktas e luan si mysafir i Bayernit në kuadër të Champions League.
Në mesin e shumë temave, ish qendërmbrojtësi Madrilen ka folur edhe për kohën e tij në Madrid, momentet që përjetoi atje dhe triumfin e La Decimas.
Koha në Madrid
”Dicka që më kujtohet më së shumti është dashuria e të gjithëve në Madrid. Kam qenë atje për dhjetë vite dhe tifozët më trajtuan gjithmonë mirë, sepse e dinin se sa i përkushtuar isha, e dinin atë që po bëja në fushë. Dhe kur dola të luaj për Madridinn e bëja atë në mënyrën më të mirë duke mbrojtur ngjyrat e ekipit.”
Momentet
”Unë kam ruajtur shumë momente të mira në këto 10 vite në Madrid. Unë i mbaj me dashuri në zemër të gjitha trofetë që i kam fituar me klubin Madrilen, ishin të rëndësishëm, momente të përkushtimit ekstrem, shumë punë, shumë më tepër sakrificë, tejkalim i kufijve.”
La Decima
”Eshtë e vështirë për të përcaktuar me një fjalë. Eshtë shumë e vështirë për ta përshkruar atë moment në një fjalë. Ne ishim në gjendje të fitonim La Ligan pasi Real Madridi kishte luftuar për ta bërë atë për shumë vite me radhë. Njerëzit folën shumë në lidhje me La Deciman dhe kemi pasur fat dhe privilegj të jemi pjesë e atij momenti. Ishte një pikë kthyese për Madridin në Europë. Një fazë shumë e rëndësishme, jo vetëm për klubin, por edhe për lojtarët. Real Madridi kishte shkuar në një kohë të gjatë pa fituar ose kualifikuar në finale të Champions League. Ne ishim me fat. Ishte dicka e vecantë për mua sepse ishte në Lisbonë, në Portugali. Ishte më shumë se ajo që mund të kërkojë një lojtarë.”