Menjëherë pas njërit nga shkarkimit më shokues në historinë e trajnerëve, Julen Lopetegiu tregoi lumturinë e tij teksa u prezentua si trajner i Real Madridit.
Shkarkimi nga posti i trajnerit të Spanjës vetëm dy ditë përpara fillimit të kampionatit botërorë ka lënë më shumë pyetje se sa përgjigje dhe Lopetegui ishte i bindur që mund të mbante akoma rekordin e ndeshjeve pa humbje.
Në fjalët e tij të para si trajner i Real Madridit, ai bëri një prezentim fantastik teksa tregoi saktësisht se çfarë do të thoshte për të ky moment.
”Dje ishte dita më e trishtë e jetës time, që nga vdekja e të ëmës, por sot është dita më e lumtur,” u shpreh ai.
”Shpresoj të mos emocionohem, por dua të falenderoj presidentin dhe Real Madridin për besimin dhe përgjigjegjësinë të cilët i mar me krenari dhe forcë madhore.”
”E di se në cilin klub jam dhe kërkesat këtu janë maksimale.”
”Do të japim gjithçka nga vetja për të luftuar dhe për të qenë në nivelin e historisë së klubit si dhe t’a përmirësojmë atë.”
”Do të vazhdojmë të rrisim futbollin tonë, të menaxhojmë një trashëgimi të lojtarëve të mëdhenjë dhe të sigurohemi që të gjithë sëbashku mund të arrijmë nivelet më të larta.”
Pas fjalëve hapëse, Lopetegui u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve dhe vëndoi theksin tek fakti që cikli i tij tek Real Madridi tashmë është kompletuar.
”Erdha këtu kur isha 18 vjeç për të qenë lojtar i Castillas,” vazhdoi ai.
”Teksa ndodhesha këtu, mu dha mundësia t’i mësoj vlerat dhe besimin për të cilin ke nevojë. Kisha fatin të trajnoja Castillan dhe tani Real Madridin, është një cikël i kompletuar dhe jam shumë i lumtur.”
Lopetegui më pas tregoi për ndjenjat e tij për ndeshjen ndaj Portugalisë.
”Do e shikoj ndeshjen, pa dyshim,” tha ai.
”Do të jem një tifoz më shumë dhe jam i sigurtë që do të kemi një kupë bote madhështore si dhe do të sjellim trofeun në shtëpi, pavarësisht gjithçkaje.”
Më pas, ai u pyet për marëdhëniet me presidentin e federatës Spanjolle Luis Rubiales dhe se si bisedimet shkuan.
”Do të më pëlqente që Rubiales të kishte vepruar ndryshe,” deklaroi ai.
”Besimi është të tregosh të vërtetën dhe përderisa kishte diçka për të thënë, ai ishte i pari që e dinte.”
”Doja të jepja konferencë për media në të njëjtën ditë, por prita për të sepse ishte larg.”
”Marëveshja duhej të përfundonte më parë, jo gjatë kupës së Botës.”
”Ajo që ndodhi gjatë këtyre orëve nuk kam koment, por arsyeja pse u bë publike ishte për shkak të transparencës.”
”Lojtarët e dinin këtë dhe nuk kishte asnjë problem, ata u stërvitën në mënyrë të shkëlqyer.”
Teksa vazhdoi të tregonte se çfarë ndodhi, Lopetegui nuk ndjeu se kishte më tepër për të shtuar.
”Nuk mendoj se duhet të shtoni më tepër detaje,” vazhdoi ai.
”Jam besnik ndaj përgjegjësive të mia, sepse këtë e kam mësuar tek Real Madridi dhe do të jem i tillë gjatë gjithë jetës, prandaj tani është koha që të fokusohemi tek kjo sfidë dhe të fillojmë të punojmë.”
Në fund, Lopetegui foli edhe për lojtarët që la prapa në Rusi dhe çfarë pret në sfidën e tij të re.
”Shpresoj që të kemi pak fat që të fitojmë kupën e botës, sepse ndjehem përgjegjës për grupin dhe krenar për ta”, theksoi ai.
”Respektoj lojtarët e kombëtares në maksimum dhe jemi të bindur që ajo që kemi bërë ishte e ndershme dhe e qartë.”
”Të qenit me kombëtaren dhe të fitosh kupën e botës do të ishte një gjë madhështore, teksa të qenit në Real Madrid dhe të fitosh Champions Leaguen është madhështore poashtu, njëjtë edhe për La Ligan.”
Ndërsa kur u pyet nëse Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, Lopetegui u përgjigj: ”Crisitano është një lojtarë që dua ta kem gjithmonë përkah meje. Lojtari më i mirë në botë luan në Real Madrid,” përfundoi ai.