James Rodriguez është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes që ekipi i tij e zhvillon nesër ndaj Besiktasit në kuadër të Champions League.
Në mes të tjerash, lojtari Madrilen i huazuar tek Bayerni, ka folur edhe për vitet e tij në Madrid, pse u largua nga klubi dhe mungesën që kishte në finalet e Championsit sa ishte pjesë e klubit nga Madridi.
Vitet në Real Madrid
”Ishte një ëndërr e bërë realitet. Si një fëmijë ju shikoni gjithmonë ekipe të mëdha dhe mendoni se si të luani në to. Endërra dukej shumë larg por me kalimin e viteve, gjithcka u afrua. Ishte një ëndërr e vërtetë, dicka që gjithmonë do të mbetet tek unë. Ka vetëm kujtime të bukura nga koha ime në Madrid. Kam lënë një imazh shumë të mirë dhe kanë qenë tri vite unike në karrierën time.”
Largimi nga Madridi
”Një klub si Real Madridi ka shumë presion, ata gjithmonë të shikojnë ty. Për të luajtur në një klub si Madridi duhet të jeni i përgatitur për gjithcka, si futbollist ashtu edhe mentalisht. Eshtë një klub që më ndihmoi të rritem, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.”
Mungesa në finalen e Champions League
”Unë jam gjithmonë i uritur, dëshiroj të fitoja gjëra. Këtë vit ne duhet të jemi në gjendje të fitojmë titullin. Kemi lojtarë të mirë, mund të marrim dicka të madhe, ka shumë cilësi dhe nëse jemi të mirë në të njejtën mënyrë, ne mund ta fitojmë këtë kompeticion.”