Shkarkimi i Julen Lopeteguit si trajner i Spanjës hap një fazë të re për trajnerin bask. Dhe kjo do të jetë me Real Madridin, klub me të cilin ka nënshkruar për 3 vite para se presidenti i RFEF, luis Rubailes vendosi t’a shkarkojë nga detyra e përzgjedhësit të kombëtares.
Tani, pasi faza e Lopeteguit me kombëtaren është e mbyllur, Real Madridi ka filluar punën për prezantimin e trajnerit të ri sa më shpejt që është e mundur. Plani A është që të prezantohet nesër nga ora 19:00 në Bernabeu, por gjithcka do të bëhet me marrëveshjen e trajnerit. Klubi dëshiron që ai të zyrtarizohet si trajner i ekipit sa më shpejt që është e mundur, por do të pres përgjigjien dhe do të respektojë trajnerin i cili ishte shumë i prekur nga shkarkimi i tij prej kombëtares.
Lopetegui do të arrijë në Madrid sonte pas mesnate dhe gjithcka për prezantimin e tij si trajner Madrilen do të zbulohet nesër. Nëse trajneri jep OK për prezantimin nesër atëherë do të ishte nga ora 19:00 por duhet të presin deri në fjalën e tij.