Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit për 3 vitet e ardhshme. Në mesin e shumë kandidatëve, presidenti Perez vendosi që t’a zgjedhë emrin e trajnerit Spanjoll, i cili gjithmonë ka pasur lidhje të forta me Madridizmin.
Këto janë 5 arsyet pse klubi ka zgjedhur Lopeteguin:
Nuk dëshironin luftë me klubet tjera
Pochettino, Klopp, Allegri…Të gjithë ishin nën kontratë të gjatë me klubet e tyre që nuk ishin të gatshme të negocionin. Do t’i kishte kushtuar shumë mund dhe shumë para hyrja në negociata për njëri nga këta 3 trajner. Lopetegui është më ekonomik dhe me më pak turbulencë. Madridi do të fillojë përgatitjet menjëherë me të për parasezonin dhe për superkupën e Europës 2018/19.
Një profil i vazhdueshëm
Lopetegui e di brendësinë e Madridizmit që nga vitet e 80’ta kur ishte portjer i Castillas dhe në ekipin e parë deri në vitin 2008 që ishte si skauter kryesor i klubit. Ati kishte mundur të nënshkruaj me Neymar. Gjithashtu ishte i zhytur në mekanizat e akademisë së klubit. Nga trajner i Castillas tek njeriu kryesor në akademi. Një njohuri tërthore e klubit që e lidh mënyrën e tij me atë të Zidane.
I dëshiron liderët dhe lojtarët e ri
Ramos do t’i ndihmojë shumë. Në shkurtin e kaluar, kapiteni u takua me Lopeteguin për t’i ofruar mbështetjen e plotë atij në krye të kombëtares së Spanjës. Raportet mes tyre janë të plota. Lopetegui ka formuar një roje të vogël të Madridit në kombëtare, shumë prej të cilëve të rinj. Iscos i flet për mkreulli dhe e admiron. Gjitashtu agjenti i tij është Jorge Mendes, i njejti që është edhe i Cristianos, dhe mund të jetë një urë lidhëse për qëndrimin e Portugezit në Madrid.
Metoda moderne
”Ekipi ka nevoj për një tjetër rrugë dhe tjetër metodologji.”, ishin fjalët që i tha Zidane kur po largohej. Lopetegui është i njohur për klubin që tërheq linjat e avansuara. Ndër të tjera, mund të arrij me një psikolog në krahun e tij. Juan Carlos Alvarez është trajneri i tij privat. Ai e mori atë në kombëtare dhe e ndihmon në komunikimin e vendimeve. Futbolli i tij është ofanziv, që i pëlqen Madridizmit (një nga faktorët ndryshe në krahasim me psh: Conten), dhe Madridi e ka vlerësuar shumë aftësinë e tij për të luajtur sëbashku ku ka fituar dy tituj kampioni Europe me Spanjën U19 dhe Spanjën U21.
Dominues i skenës
Lopetegui ka treguar qetësinë e tij kur vendoset para një sfide. Njeri i shtëpisë, i qartë, nga akademia, dicka ndryshe nga trajnerët e tjerë si Klopp dhe Allegri. Nuk është cështje e vogël. Lopetegui si Zidane, ka tabelat dhe rininë e tij (51 vjet) përpara për t’u marrë me të.