Kombëtarja e Spanjës ka kaluar 24 orë shumë të vështira këto të fundit. Marrëveshja e Julen Lopeteguit që të jetë trajner i Real Madridit pas botërorit dhe shkarkimi i sotëm i tij nga Federata e futbollit Spanjoll, kanë shkaktuar dyshime se mund të ndikojnë negativisht në lojtarët e përzgjedhur që t’a përfaqësojnë shtetin Spanjoll në Rusi.
Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe kapiteni Ramos me një shkrim në rrjetet sociale:
”Jemi kombëtarja, përfaqësojmë një fanellë, një ngjyrë, një vend, një tifozëri. Përgjegjësia dhe angazhimu janë me ne dhe për ju. Dje, sot dhe nesër, së bashku: përpara Spanja.”