Presidenti i federatës së futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, ka dhënë një konferencë për shtyp sot në Krasnodar në të cilën është shprehur shumë i zemëruar me formën e nënshkrimit të Lopetegui me Real Madridit dhe ka marrë vendimin për t’a shkarkuar trajnerin Spanjoll nga kombëtarja vetëm 2 ditë para ndeshjes ndaj Portugalisë në botëror.
”Nëse dikush dëshiron të negociojë me ndonjë punonjës të federatës duhet të bisedojë me punonjësin por edhe me federatën. Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme që kemi dhe në Botëror është maksimumi.”, tha Rubiales.
”Julen do të pëlqente që gjërat të bëheshin ndryshe.”, vazhdoi Rubiales duke iu referuar klubit Madrilen për shkak se zyrtarizoi trajnerin Spanjoll pak para botërorit.
”Real Madridi po kërkonte një trajner, dhe më mirë. Eshtë e ligjshme. Nuk kam për të gjykuar Real Madridin. Ai që solli këtë cështje është përgjegjës. Gjërat nuk mund të bëhen në këtë mënyrë dhe më pak se 5 minuta para njoftimit. Kemi qenë të detyruar të marrim vendimin, sepse ekipi kombëtar është i të gjithë Spanjollëve. Të kemi më të mirët është e rëndësishme por se si bëhen gjërat është edhe më shumë’‘, shtoi ai.
Krejtësisht në fund, Rubiales lavdëroi trajnerin: ”Të fitojmë është shumë e rëndësishme, por ka gjëra më të rëndësishme të tilla si mënyra e punës, e cila është arsyeja pse Lopetegui është një trajner i madh, kemi qenë të detyruar t’a marrim këtë vendim.”