Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit për 3 vitet e ardhshme pasi sot klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen me të.
Lopetegui shquhet për karakterin e tij të një personi shumë miqësor dhe të shoqërueshëm me lojtarët dhe menjëherë e ka treguar këtë ende pa u zyrtarizuar si trajner Madrilen.
Sipas Marcas, lojtarët Madrilen që aktualisht po luajnë nën urdhërat e tij në kombëtaren e Spanjës dhe gjenden në Rusi për kampionatin botëror e dinin se Lopetegui do të jetë trajner i tyre i ri, por lojtarët e tjerë nuk ishin në dijeni për marrëveshjen e tij.
Për këtë arsye, Julen ka kërkuar nga klubi që të zyrtarizohet menjëherë marrëveshja pasi vonimi i kësaj do të shkakonte shqetësime dhe trazira tek mediat dhe lojtarët. Ai dëshiron që të ketë të gjithë lojtarët në raporte të shkëlqyeshme me të.