Fitorja e mbrëmshme ndaj Real Betisit me rezultat 3-5 në Villamarin, ishte me dy fytyra për kapitenin Sergio Ramos.
Kapiteni në këtë ndeshje arriti të vendosë dy rekorde të reja në La Liga dhe për kuriozitet njëri rekord ishte për të mirë dhe tjetri për të keq.
Rekordi i tij i mirë ishte pasi me golin e tij të shënuar u bë mbrojtësi i dytë me më së shumti gola (53) të shënuar në historinë e kampionatit spanjoll dhe para tij qëndron vetëm Ronald Koeman i cili me Barcelonën kishte shënuar 67 gola në La Liga. Për dallim nga Ramos që ka shënuar vetëm një gol nga penalltia, Koeman i ka shënuar 46 të këtyre golave nga pika e bardhë.
Ndërsa, rekordi i keq ishte që ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu barazoi rekordin e Lopos, duke u bërë lojtari që ka pranuar më së shumti kartona të verdhë në historinë e La Ligas – 162 kartona të verdhë.
Gjithashtu kapiteni është edhe lojtari që është ndëshkuar me së shumti herë me karton të kuq në historinë e La Ligas – plotë 19 herë.