Klubi njoftoi tifozët dhe të gjithë Madridizmin se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit për 3 vitet e ardhshme. Tekniku aktual i kombëtares së Spanjës do të marrë drejtimin e ekipit pas botërorit që do të fillojë të enjten dhe do të zgjasë 1 muaj (varet sa lartë arrin Spanja) dhe do të jetë zëvëndësuesi i Zidane.
Por kush është Julen Lopetegui dhe cila është karriera e tij ju kemi sjellur detajet në vazhdim më poshtë:
Julen Lopetegui, 51 vjet, do të rikthehet në shtëpinë e tij pasi ka qenë portjer për RM Castillan (1985-88) dhe për ekipin e parë Madrilen (1988-91), dhe ka qenë trajner gjithashtu i RM Castillas në sezonin 2008/09.
Karrierën etij si poertjer e ka zhvilluar edhe në ekipet tjera si: Las Palmas, Logrones, Barcelona dhe Rayo Vallecano, ekip që i dha fundin e karrierës së tij në sezonin 2002/03
Ndërsa si trajner aktualisht është i kombëtares së Spanjës, dhe në të kaluarën ka drejtuar këto ekipe përvec akademisë së klubit dhe kombëtares: Spain U17 (ndihmëstrajner), Rayo Vallecano, Spain U19, Spain U20, Spain U21 dhe para se të marrte drejtimin e Furisë së Kuqe, drejtoi për dy sezone Porton.
Do të jetë hera e parë që drejton një ekip të L Ligas, edhe pse njohuria e tij është e madhe për futbollin Spanjoll. Ai ka mbështetjen e plotë të lojtarëve Madrilen që tashmë po luajnë nën urdhërat e tij në kombëtare.
Gjithashtu Lopetegui ka drejtuar edhe Casemiron në sezonin 2014/15 në Porto, ku mesfushori Brazilian shkëlqeu gjatë gjithë sezonit nën urdhërat e tij.
Suksesi më i madh i tij si trajner ka qenë shpallja kampion i Europës me dy gjeneratat e reja të Spanjës: U19 dhe U21, në vitet 2012 & 2013.