Ish portjeri portugez i Barcelonës, Vitor Baia, ka folur për El Transistor të Onda Cero dhe ka analizuar ndeshjen e parë të kombëtares së tij ndaj Spanjës në botëror dhe për sitautën e dyshimtë për të ardhmen e Cristianos.
”Spanja kundër Portugalisë është një finale e parashikuar, unë e kam parashikuar këtë.”, ishin fjalët e Baia për ndeshjen e parë të Portugalisë në botërorin Rusia 2018.
Sa i përket situatës së Cristianos, ai foli: ‘‘Eshtë e vështirë për ne të kuptojmë se një lojtar i nivelit të Cristianos të jetë në këtë situatë në Real Madrid. Eshtë e komplikuar të kuptohet, sepse është më i miri i botës. Real Madridi nuk po bën gjithcka që ta mbajë Cristianon.”
Më tej ai shtoi edhe disa fjalë për bashkëkombasin e tij: ”Cristiano është shumë i fortë dhe gjithcka që po ndodh me Real Madridin nuk do të ndikojë tek ai në botëror, ai do të përfitojë nga botërori të tregojë vlerat e tij. Mendoj se Cristiano duhet të qëndrojë në Madrid pasi është më i miri ndonjëherë.”