Luiz Felipe Scolari, ai që ishte trajner i Brazilit në vitin 2002 ku u shpallën kampion i botës dhe në vitin 2014 ku pësuan humbjen e tmerrshme 7-1 nga Gjermania, e ka bërë të qartë sipas tij se pavarësisht talentëve qëka kombëtarja e tij, Casemiro mbetet lojtari që bën diferencën tek ta.
”Lojtari që bën diferencën në Brazil është Casemiro, ai i jep ekuilibër lojës të kombëtares dhe lojtarëve si Marcelo dhe Neymar ju dhuron liri në fushë.”, tha Scolari.
Tekniku Brazilian gjithashtu ka folur edhe për mundësitë e 3 lojtarëve më të mirë aktualisht në botë: ‘‘Cristiano, Messi dhe Neymar janë 3 lojtarë të mëdhenjë por ata të gjithë duhet të luajnë si një grup i qartë dhe se si të luajnë në nivel të lartë për të fituar botërorin.”
Sa i përket Cristianos dhe Portugalisë, ish kombëtares që e trajnoi ai shtoi: ”Eshtë një botëror dhe e para është puna kolektive. Cristiano është pjesë e ekipit Portugez që ka punuar shumë mirë me Fernando Santos dhe janë kampion aktual të Europës. Cristiano është pjesë e një grupi, nuk do t’a fitojë i vetëm.”