Klubi po vazhdon të qëndrojë në tronditje pas dorëheqjes së papritur të Zinedine Zidane. Florentino Perez po gjendet në paralizë. Procesi kohor për nënshkrimin me trajnern e ri po ecën shpejt dhe Madridi duhet të rikthejë aktivitetin e tyre.
Largimi i Zidane ka paraqitur një sfidë në klub. Vendimi për stolin nuk është i parëndësishëm. Varent nga ajo për të ndjekur ciklin fitimtar ose për t’a ndërprerë papritmas. Do të jetë një vendim i komplikuar për drejtuesit e klubit. Asnjë trajner nuk do të marrë guximin të jetë në vendin e Zidane pasi nuk është lehtë. Të bësh më mirë është e pamundur, kështu që do të jetë një bast i rrezikshëm për cdo trajner.
Dhe edhe më shumë kur ka shumë cështje në pritje të axhendës së klubit. Kjo është arsyeja e vërtet pse Zidane preferonte të largohej. Në radhë të parë, Cristiano i cili është më ivendosur se kurrë. Në radhë të dytë, portjeri. Largimi i Navas mund të krijonte një shqetësim në zhveshtore sidomos te kapiteni Ramos. Cila është zgjidhja për Benzema dhe Bale? Cfarë të bëjë me lojtarët e rinjë të ekipit dhe të huazuarit? Të gjitha këto janë në pritje të trajnerit të ri. Madridi dhe Florentino, duhet të largohen nga kjo paralizë në të cilën janë instaluar brenda saj.