Kanë kaluar 11 ditë që nga dorëheqja e Zinedine Zidane dhe klubi ende është duke analizuar opsionet e ofruara nga tregu për të zëvëndësuar teknikun Francez.
Më i preferuari mbetet Pochettino por që problemi qëndron tek presidenti i Tottenhamit që ka vështirësuar daljen e tij nga klubi Londinez. Opsioni Klopp gjithashtu pëlqehet shumë në Bernabeu. Shumë emra tjerë si Allegri, Conte, Laudrup, Sarri, Titte, dhe tani.. është shfaqur një emër i ri për të marrë drejtimin e ekipit dhe ai është Andre Villas-Boas.
Sipas Radio Montecarlo, Real Madridi ka vëzhduar trajnerin portugez, 40 vjet, i cili është i lirë pas largimit nga Shanghai SIPG FC të superligës Kineze.
Villas-Boas filloi karrierën e tij si trajner ashtu si Mourinho por vetëm me 31 vjet, në sezonin 2009/10. Eksperiencën e parë e filloi në Portugali tek klubi Academica për të vazhduar më tej tek Porto dhe kjo i solli edhe arritjen edhe në Premier League tek Chelsea.
Pas vetëm një sezoni 2011/12, u largua nga Chelsea drejt Tottenhamit ku qëndroi dy sezone dhe më pas para se t’i bashkohej klubit Kinez, kaloi edhe 2 sezone në Zenit St Petersburg të Rusisë.
Ai shquhet për motivimin e lojtarëve dhe shumë media e konsiderojnë si një pasues të Jose Mourinhos. Titujt që i ka fituar në karrierën kanë qenë: Europa League, ligën e Portugalisë, një Kupë dhe një Superkupë të Portugalisë, me Porton ndërsa me Zenitin ka fituar një ligë, një kupë dhe një superkupë të Rusisë.