Largimi i Zidane nga pozita e trajnerit të Madridit, mbështetësi më i madh i Navas, ka riaktivizuar interesin e klubit Madrilen për një portjer të profilit botërorit dhe më të ri sesa Navas.
Dështimi për të marrë De Gea në vitet e fundit dhe situata e refuzimit të Kepas, ka rënë në vesh tek dy portjerë të njohur që të realizojnë ëndërrën e tyre për t’u transferuar në Madrid.
Dy portjerët që po presin thirrjen nga klubi janë Courtois dhe Oblak. Courtois nuk ka rinovuar kontratën e tij me Chelsean pasi dëshiron rikthimin në Spanjë me qëllim që të jetojë afër familjes së tij ndërsa Oblak edhe pse ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2021, nuk do të kishte problem që të shkonte në Bernabeu duke e ditur që do të ketë bashkëlojtarët më të mirët e botës.
Për Madridin nuk do të ishte problem që të ofrojë 100 milionë euro për Oblak që të paguajë klauzolën e tij duke e përjashtuar transferimin e Courtois për 30 apo 40 milionë euro. Por, fjala kryesore do të mbetet tek trajneri i ri: a do të vazhdojë besimin në Navas apo do të tentojë njëri nga këto dy transferime.