Rritja e madhe në tregun e futbollit po shqetëson FIFA-n. Transferimi i Neymar në PSG dhe thashethemet e tregut për brazilianin, dhe tani gjithashtu për Cristianon, kanë shtyer FIFA-në të mendojnë për zbatimin e një kufiri të shpenzimit për secilin klub.
Në një artikull të shkruar në ‘Le Parisien’, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se janë duke planifikuar të ”vënë një limit për numrin e lojtarëve që inkorporohen në klube dhe për shpenzimet e përfshira. Duhet të ketë rregulla për shka se nuk mund të na pëlqejnë transferime që po krijojnë dyshime në të gjithë botën”
Inantino ka marrë ankesën, duke pasur parasysh se Ceferin, nënkryetari i tij dhe aktualisht presidenti i UEFA-s, është në të njejtën linjë me Javier Tebas. Problemi i vetëm është se të dyja palët, FIFA dhe UEFA, ka hyrë në një luftë për botërorin e ri të klubeve që po planifikon Infatino, dhe që Ceferin po e vlerëson si një kompeticion më të dobët sesa Championsi.