Ishte lajmi më i keq i ndeshjes Real Betis vs. Real Madrid. Marcelo, në formë të mirë, u largua nga fusha në minutën e 28’të të ndeshjes së mbrëmshme pasi pësoi një zgjatje të muskujve kur po vraponte drejt një topi.
Gjatë ditës së nesërme lojtari Brazilian do të kryejë testet mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit, që duke qenë muskulor, kërkon një kujdes më të madh në mënyrë që të mos shkojë më tej.
Deri më tani, me objektivin e arritjes në Paris, Marcelo po punon me fizioterapeutët e klubit në Valdebebas.
Lojtari është optimist në lidhje me gjendjen e tij, por deri sa të kryhen testet mjekësore në ditën e nesërme, asgjë nuk dihet.