Mesfushori kroat i klubit, Luka Modric, ka thënë se pas sukseseve me klubin, e vetmja gjë që ka mbetur për të kompletuar karrierën e tij është një rezultat i mirë në botërorin Rusia 2018 që do të fillojë të enjten.
”Një rezultat i madh me kombëtaren është gjëja e vetme që unë dua t’a përmbush pas sukseseve që kam pasur me klubin.”, ishin fjalët e tij në një eveniment ku Modric pranoi cmimin si lojtari më i mirë kroat për vitin e 6’të radhazi.
Kapiteni i Kroacisë theksoi se objektivi i parë i kombëtares së tij është kalimi i fazës së grupeve, dicka që nuk e ka arritur në 20 vitet e fundit: ”Objektivi i parë i yni është kualifikimi nga faza e grupeve, pasi nuk e kemi arritur që nga viti i largët 1998. Mendoj se këtë do t’a arrijnë më Rusi.”, tha Modric.
Ekipi i kombëtares Kroate është nisur sot drejt Rusisë dhe vendosjes në qytetin e Zeleniogorskit, rreth 60km larg nga Shën Petersburgi.