Jose Mourinho dhe Manchester United janë të qartë në prioritetin e tyre nëse mund të arrijnë të nënshkruajnë me një lojtar Madrilen këtë verë. Sic raporton Manchester Evening News, në zyret e Old Trafford do të jenë të përqendruar plotësisht në transferimin e Gareth bale para se të tentojnë rikthimin e Cristianos pas 9 viteve.
Rikthimi i portugezit është dëshira e shumëpritur e zëvëndëspresidentit të United, Ed Wooward, por Jose Mourinho do të preferonte që ekipi i tij të përforcohet me Bale. Tekniku Portugez konsideron se Lukaku është i sigurtë në pozicionin e qendërsulmuesit, pozitë në të cilën Cristiano po zhvillohet në kohët efundit, ndërsa Uellsianin e konsideron si një përforcim edhe më shumë të formacionit në pozitat anësore.
Bale ishte tashmë nën vëzhgimin e Djajëve të Kuq gjatë verës së kaluar, por ata hoqën dorën nga përpjekjet e tyre pas Superkupës së Europës. Tani është situata mëndryshme, pasi pas finales së Kievit, futbollisti Madrilen kërkoi të qartësojë të ardhmen e tij dhe iu dërgoi një alarm klubeve të interesuara për të.
Sipas këtij portalit, transferimi i Bale vlerësohet rreth 114 milionë euro dhe klubi anglez është i gatshëm t’a paguajë këtë shumë për të para Cristianos që vlerësohet 103 milionë euro sipas të dhënave nga CIES.