Portjeri spanjoll i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, ka dhënë një intervistë për të përditshmen AS në të cilën ka diskutuar për botërorin që do të mbahet gjatë këtij muaji në Rusi dhe gjithashtu edhe vendimin për të qëndruar në klubin Bask dhe mos transferimin në Real Madrid.
Kepa ishte një portjer shumë i dëshiruar nga klubi Madrilen por që Zidane nuk pranoi transferimin e tij duke i besuar Keylor Navas, ndërsa portjeri spanjoll nuk brengoset që nuk arriti të transferohet në Madrid.
”Nuk më vjen keq që nuk nënshkruajta për Real Madridin. Jo. Unë jam i lumtur në Athletic Bilbao.”, ishin fjalët e Kepas në këtë intervistë për AS.
Tema e gardianit kryesor të Madridit ka qenë shumë e përhapur në vitet e fundit por që me largimin e Zidane mund të bëhet edhe më e madhe pasi Francezi i kishte besuar plotësisht Navas por arritja e trajnerit të ri mund të ndryshojë planet.