Lionel Messi ka dhënë një intervistë për mediat nga kampi i Argjentinës para fillimit të botërorit Rusia 2018.
Argjentinasi ka folur edhe për temat më të përfolura tek rivali i tij në Spanjë, pakënaqësitë e Cristianos dhe dorëheqja e Zidane.
”Nuk e di se çfarë i ka ndodhur atij, çfarë po mendon, as motivin e tij për të thënë ato që i tha. Sigurisht që ai ka arsyet e veta, në çdo rast, ato janë vendime personale për të cilat unë nuk mund t’i komentojë. Nuk mund të them më shumë.”, ishin fjalët e lojtarit Blaugran rreth fjalëve të Portugezit pas finales së Kievit.
Ndërsa sa i përket dorëheqjes së Francezit nga pozita e trajnerit Madrilen, ai shtoi: ‘‘Më ka befasuar shumë. Askush nuk e priste atë. Por ai ka arsyet e tij. Askush nuk mund t’i thotë atij asgjë. E vërteta është se u largua në mënyrë të mirë, pasi fitoi gjithçka, për shkak të punës së tij. Askush nuk mund të hedh asgjë në fytyrën e tij.”