Victor Galvez, presidenti i Real Murcias, ka thënë në një intervistë gjatë ditës së sotme se Jose Guti ka pranuar që të jetë trajner i ekipit të parë të Madridit dhe ka refuzuar ofertën që të drejtoj klubin e tij.
”Kam folur me Gutin dhe unë do t’a takoja të enjtën. Dëshiroja t’a bind atë që të arrij në Real Murcia. Por Zidane u largua nga Madridi, dhe duhet të presim që ai të konfirmohet si zëvëndësuesi i tij.”, ishin fjalët e Galvez.
Gjithashtu ai shtoi: ”Florentino tashmë ka vendosur dhe do të shpallë trajneri e ri shpejtë, dhe nëse është Guti do të jetë fenomenale.”, duke vazhduar duke theksuar se ishte i emocionuar nëse ish lojtari Madrilen do t’a udhëheqte klubin e tij.