Ekipi po shënon gola. Lojtarët Madrilen shënuan plot 5 herë mbrëmë në fitoren ndaj Betisit në Villamarin me rezultat 3-5.
Forma e mirë e lojtarëve po rikthehet dhe me të po rikthehen edhe rezultatet e mira të Madridit. Njëra nga shenjat e mira është edhe forma e mirë e Dani Carvajal, pas startit të dobët në fillim te sezonit.
Anësori Madrilen mbrëmë asistoi tek goli i dytë i Asensios në minutën e 59’të, por për të arritur deri në portën e kundërshtarëve ai bëri një vrapim të jashtëzakonshëm duke dribluar 4 lojtarë të Betisit.
Ky ishte vrapimi i Carvajal tek goli i epërsisë 2-3:
For et forarbeid av Dani Carvajal! 👌👌 pic.twitter.com/UHTYRV1bTk
— Viasport Fotball (@ViasportFotball) February 19, 2018