Marcelo ka dhënë një konferencë për shtyp në kampin stërvitor të Brazilit ku mes temave tjera ka diskutuar edhe për temat aktuale si ajo e Neymar, Cristianos, Ramos dhe Firminos.
”Cristiano nuk është pronar i Real Madridit, jo (qeshet). Jo pse ai është këtu dhe Neymar nuk mund të vij. Të gjithë lojtarët po përgatiten për Cristianon që të qëndrojë, dhe Neymar gjithmonë i ka dyert e hapura. Mendoj se lojtarët më të mirë në botë duhet të luajnë në Madridi dhe unë e kam thënë edhe dy apo tre vjet më parë, për mua, një ditë do të luajë në Madrid.”
”E njoh Ramos për 12 vite. Eshtë e mërzitshme të fitosh tre Champions radhazi dhe të gjithë të flasin për një goditje për portjerin. Ne duhet të vlerësojmë tre titujt që Madridi i ka arritur me meritat e veta. Ata e vlerësojnë më shumë gabimin e portjerit sesa tre golat që shënuam ne. Dhe ata thonë se ishte faji i Ramos. Për ato që i tha Firmino, nuk dua të jap një medim por kam një interpretim. Mendoj se gjithmonë duhet të ketë respektë për një bashkëkoleg profesionist.”