Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në konferencën për media pas ndeshjes ndaj Betis ku ekipi i tij arriti të fitoje me rezultatin 5-3. Tekniku analizoi ndeshjen dhe vlerësoi punën e lojtarëve të tij.
Asensio: ”Po, vlerësoj ndeshjen e Marcos me dy golat e tij dhe pjesëmarrjen në lojë. Por për mua, si gjithmonë, është puna ekipore. Pastaj në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, nuk e di se çfarë na ndodhi, ndoshta e lëshuam lojën. Jemi më mirë në këtë periudhë. Duhet vlerësuar poashtu edhe ndeshja e Lucas. Ishte fantastike.”
Lucas dhe Asensio: ”Gjithmonë meritojnë më tepër, sepse kur dalin në fushë bëjnë detyrën dhe luajnë me personalitet. Po bëjnë shumë mirë në krahë, hapin lojën, punojnë në mbrojtje..”
Marcelo: ”Shpresoj të jetë një dëmtim i vogël. Senzacioni i Marcelos është që nuk ka qenë diçka e madhe por duhen pritur testet mjeksore. Shpresojmë të mos jetë shumë.”
Humbja e zërit: ”Lojtarët e mi më kanë bërë të bërtas më shumë se sa normalisht këto ditë. Kanë qenë dy ndeshje shumë të rënda dhe kam bërtitur më tepër.”
Cristiano Ronaldo: ”Cristiano është shumë mirë dhe i kënaqur. Vlerësoj poashtu golin e shënuar. Jemi të gjithë shumë të kënaqur. Por, në fund gjithashtu për punën e të gjithëve. Kemi shënuar 23 gola në 5 javët e fundit, kjo është për të qenë i kënaqur.”
Pushimi i pjesëve: ”Kemi bërë më mirë në pjesën e dytë. Ajo që u thash lojtarëve mbetet mes grupit. Në fund të pjesës së parë nuk ishim shumë mirë dhe duhej ndryshuar. Dhe ndryshuam.”