Toni Kroos, mesfushori Gjerman i cili po zhvillon përgatitjet finale me kombetaren e tij para botërorit, i ka dalur në mbrojtje kapitenit Ramos rreth kritikave të shumta që ka marrë pas finales së Kievit dhe dëmtimit të Salah.
”Unë jam i bindur se nuk kishte asnjë qëllim që t’a dëmtonte atë. Nuk u ndal as faull nga gjyqtarit, dicka që mund të ishte bërë. Ramos nuk është agresiv. Eksperienca në të kaluarën e ka treguar këtë dhe përsëri e tregoi që nuk është. Jam krenar që ai është kapiteni ynë, dhe nuk ka bërë asgjë antisportive.”, ishin fjalët e Kroos në një intervistë për Augsburger Allgemeine.