Cristiano Ronaldo ka analizuar brezin e ri të futbollistëve dhe ka zgjedhuar ata që mendon se do të jenë dominues në futbollin botëror, lojtarë të cilët do të trashëgojnë fronin që ai ka dhe të Messit në dekadën e fundit.
Duke folur për World Soccer, që e ka publikuar beIN Sports France, Cristiano ka zgjedhur Marco Asension si lojtarin më të vendosur për të dominuar ritmin në futbollin botëror gjatë viteve të ardhshme.
Përvec Asensios, Portugezi ka theksuar se ka një grumbull të lotjarëve të udhëhequr nga Neymar dhe në të cilën gjithashtu ka përfshirë Mbappen, Dembele, Hazard dhe Rashford, duke i konsideruar lojtarë me potencial të madh që mund të jenë më të mirët.