Ish lojtari Madrilen nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe aktualisht trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka dhënë një intervistë në të cilën ka diskutuar për temat më të përfolura të ish klubit të tij në javët e fundit.
Largimi i Zidane
”Madridi vazhdon të mbetet Madrid pa Zidane. Puna e tij ka qenë e pabesueshme. Më ka surprizuar, por duhet të respektojm atë që ka zgjedhur momentin e duhur për t’u larguar.”
Allegri, zëvëndësuesi i mundshëm i tij
”Eshtë një opsion shumë i mirë, sepse ai di si të menaxhojë ekipe të mëdha, se si të bisedoj me lojtarët e mëdhenjë. Eshtë një trajner shumë i mirë, por Florentino e di. Zëvëndësuesi i Zidane duhet të jetë një trajner me personalitet të madh për të menaxhuar aq shumë talentë.”
Guti, një trajner i Madridit?
”Do të isha i lumtur për të. Ai është njeri i asaj shtëpie dhe një mik i mirë i imi.”
Neymar në Madrid?
”Lojtarët e mëdhenjë janë për ekipet si Madridi. Ne do të shohim se cfarë do të ndodhë me Cristianon, që është njëri nga më të mirët e historisë së këtij klubi. Florentino e di se Cristiano ka bërë shumë punë të mirë në Madrid.”
Tre Champions League radhazi?
”Eshtë historike që Madridi ka fituar tre tituj të Champions League radhazi me të njejtin ekip.”
Karius akuzoi Ramos për ndërhyrjen
”Nuk jam mjek, nuk mund të analizoj atë. Por nëse ishte një goditje e fortë duhet të largohesh nga fusha.”
Ramos dëmtoi Salah?
”Nuk mendoj se një lojtar i madh do të dëmtonte me qëllim një bashkëlojtar apo një rival.”