Raphaël Varane ka dhënë një intervistë në kampin stërvitorë të Francës dhe ka diskutuar edhe dorëheqjen e Zinedine Zidane.
Francezi tha se zëvëndësuesi i tij duhet të jetë me karakter të fortë ashtu sic ka qenë bashkëkombasi i tij përgjatë dy vite e gjysmë.
”Duhet një trajner i mirë, i cili është në gjendje të ketë sukses në kontekstin e Real Madridit, aty ku ka shumë presion dhe pritet shumë prej tij. Do të jetë e vështirë të zëvëndësoj Zidane por nuk mund të kërkojmë nga trajneri i ri të fitojë aq shumë në pak vite por të kërkojmë të adaptohet këtu.”, ishin fjalët e qendërmbrojtësit që do të jetë lideri i Francës në defanzivë gjatë botërorit Rusia 2018.
Sa i përket zëvëndësuesit të Zidane, shtoi: ”Ka shumë trajnerë të mirë në treg dhe duhet t’a marrim një trajner me karakter.”
Gjithashtu foli për vendimin e Zidane që i habiti të gjithë: ”Zidane nuk na paralajmëroi dhe ne nuk dinim asgjë. Do të shoh nëse do ta takojë në kombëtare në të ardhmen. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me ty, dhe ai më ka sjellë në Madrid.”
Në fund, Varane foli për sezonin që kaloi me Los Blancos: ”Mendoj se këtë vit kam qenë më shumë si startues dhe kam përfunduar një sezon të plotë. Secili nga ne ka cilësitë e tij dhe kam pasur një evolucion gjatë viteve. Unë kam personalitetim tim dhe nuk ka shkuar keq për mua. Kemi fituar 4 tituj të Champions League dhe këtë vit në momentet kyce kam qenë gati. Doja t’i tregoja Zidanes se gjithmonë mund të mbështetet tek unë dhe t’i tregojë atë që jam i aftë ta bëj.”