Sergio Ramos më në fund ka reaguar ndaj shumë lajmeve që e lidhnin atë me dëmtimin e Salah dhe Karius në finalen e Kievit. Kapiteni Madrilen ka dhënë një intervistë në programin Mediaset World Cup në të cilën ka folur për këtë cështje.
‘‘Ata i kanë dhënë shumë vëmendje cështjes së Salah. Nuk dua të flas për këtë temë pasi ajo zmadhohet, por nëse e shihni mirë aksionin ai më kapi i pari krahun dhe unë e rash mbi krahun tjetër të tij. Në të vërtetë ai u dëmtua në krahun tjetër ndërsa ata thonë se kam bërë një xhudo. Aq më tepër se portjeri thotë që u dekocentrua pas një goditje nga unë. Ndoshta do të dëgjojmë se Roberto Firmino të thotë se ishte i ftohur për shkak se i ra një pik djerse nga unë.”, ishin fjalët e kapitenit Madrilen.
Sa i përket dëmtimit të Salah, kapiteni tregoi se ka folur me të dhe ai është mirë: ”Unë kam folur me të përmes mesazheve dhe ai është mjaft mirë, nëse do t’a infiltronte mund të kishte luajtur në pjesën e dytë. Ndonjëherë e kam bërë atë, nuk ka qenë aq shumë kështu që duke por kur Ramos e bën këtë gjithmonë qëndron më shumë.”