Real Madridi ka në duar Zinedine Zidanen e ardhshëm. Jo një zëvendësues i menjëhershëm i Francezit për sezonin e ardhshëm, por një kandidat serioz për t’u ulur në stolin e skuadrës në sezonet që vijnë. Bëhet fjalë për Raul. 7-ta historike ka marë në 6 muajt e fundit diplomën e trajnerit UEFA A dhe B (që është i barabartë me nivelin e parë dhe të dytë) dhe qëllimi i entitetit Madrilen është që ai të vazhdoje rrugës që ka nisur: të marë eksperiencën e duhur në Valdebebas në pritje të momentit ideal për të arritur në ekipin e parë.
Largimi i Benitez përshpejtoi planet me Zidane por rezultati nuk mund të ishte më i mirë: tre Champions dhe një kampionat (9 tituj në total) në vetëm dy vite e gjysëm. Zizous iu dha rasti të jetë afër ekipit dhe të mësoje pa presion në prani të Ancelottit në vitin e La Decimas. Pastaj, ai vazhdoi me dëshirën për të trajnuar duke marë drejtimin e Castillas. Por rezultatet nuk ishin të mira. Tekniku nuk arriti t’a çonte Castillan as në play-off dhe klubi nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’a ndihmuar.
Raul: lidhja me tifozët dhe skuadrën
Përflitet për Raul sepse formula e Zidane dëshmoi të jetë efektive. Raul poashtu ka një lidhje efektive me tifozët, është i respektuar nga të gjithë (përfshirë edhe kapitenët), ka rikuperuar simpatinë e Florentinos pas largimit nga klubi dhe disa faktorë të tjerë, e vendosin atë në skenë. Ish sulmuesi Madrilen do të dominonte në mënyrë perfekte zgjedhjen e klubit duke patur parasyshë edhe autoritetin që ka në të gjithë entitetin Madrilen.
Dhe ajo që është më e rëndësishme, është se Raul e ka vendosur. Në Qershor të vitit të shkuar në një intervistë të dhënë nuk hezitoi të shprehte dëshirën për të trajnuar: ”Dëshiroj të jem trajner, por akoma nuk e kam ndjerë..”, thoshte në atë moment. Në muajt e fundit e ka përqafuar këtë ide dhe do të filloje me ndonjë nga ekipet e të rinjëve në La Fabrica. Sapo të ketë përfunduar me formimin teoriko-praktik për të marë licensën e trajnerit elitë, Raul i mbetet vetëm diçka për të arritur, licensën UEFA Pro. Mund t’a ketë vitin e ardhshëm dhe me atë licensë do të jetë i disponueshëm për të udhëhequr çfarëdo ekipi. Madje dhe Real Madridin.