Real Madridi do të duhet të heqë dorë nga Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, i përzgjedhuri numër një për të zëvendësuar Zinedine Zidane në stolin e ekipit, gjithnjë sipas asaj që transmeton gazetari Paco Gonzalez në Tiempo de Juego të Cadena COPE.
Në përputhje me këtë vendim, klubi ka përjashtuar mundësinë e ardhjes së teknikut Argjentinas për shkak të vështirësive në aspektin e negociatave me Daniel Levy, pronarin e Tottenham, pas eksperiencave të kaluara me nënshkrimet e Gareth Bale dhe Luka Modric.
Në këtë mënyrë, nga emrat të cilat po shqyrtohen së fundmi në zyrat e Santiago Bernabeu janë Jurgen Klopp dhe Massimiliano Allegri. Gjermani, trajneri i preferuar i tifozëve Madrilen në këto momente, gjithnjë sipas Paco Gonzalez, nuk ka një klauzolë largimi, ashtu siç kanë mësuar edhe drejtuesit Madrilen në orët e fundit.