Alisson Becker është duke pritur për Real Madridin. Portieri i Romës, që aktualisht është i koncentruar me kombëtaren Braziliane në Liverpool duke u përgaditur për Botërorin (këtë të Diel luajnë ndaj Kroacisë), do i jape prioritet klubit Madrilen përpara interesimit të treguar nga drejtuesit në Bernabeu të cilët llogarisin tek shërbimet e tij që në këtë verë.
Alisson ka bërë një punë të shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Europë. Gjysmëfinalisht në Champions me Romën, i kualifikuar për në Champions dhe me shumë ekipe që e kanë vendosur në listën e dëshirave. Liverpool ka kohë që e ndjek, akoma më tepër pas finales së Karius në Kiev. Në Prill, RMC në Francë, informonte që edhe PSG është duke e ndjekur. Dhe së fundmi, sipas Sky Sports, ka qenë Chelsea që e ndjek portierin, përpara një largimi të mundshëm të Courtois, që nuk do të rinovoje kontratën dhe do të përfundoje aventurën e tij tek Chelsea në sezonin e ardhshëm.
Pa dyshim, Alisson do të shqyrtojë të gjitha opsionet në Real Madrid. Largimi i Zidane, si fillim, e nxjer fitues Brazilianin, sepse tekniku Francez ishte i vendosur për të mos sjellur asnjë portjer që mund të rivalizonte Keylor Navas, një vendim i cili binte ndesh me drejtuesit e klubit të cilët e kanë në listën e tyre portierin e Romës, të paktën deri në këtë javë. Tani mbetet të shihet nëse portieri do të përfundoje në Madrid, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, apo do të jetë tekniku i ri ai që do të zgjedhë.
Ky impakt e lë Romën të bëje kalkulimet përpara 1 Korrikut. Klubi Romak duhet të shesë dikë dhe prej muajsh e di që lojtari më i kërkuar në merkato është Alisson, falë rinisë (25 vjeç), statusit titullar në Brazil dhe rendimentit që dhuron në fushë. Në këtë kontekst, kartoni i tij kushton 50 milion euro, ndonëse Roma do të dojë të marë më shumë për portierin.
Në këto ditë reflektimi në Madrid, opsioni Alisson vazhdon të mbetet në tavolinë, edhe pse klubi nuk planifikon të paguaje më tepër se 60 milion euro për të. Nga ana tjetër, portieri pret me durim duke i dhënë prioritet ekipit të bashkëlojtarëve të tij tek kombëtarja – Marcelo dhe Casemiro.