Fjalët e Cristianos pas finales së Kievit, habitën të gjithë Madridizmin, duke përfshirë presidentin Florentino Perez, por jo edhe bashkëlojtarët e tij. Sipas Marcas, në javët e fundit para finales së Champions League, Cristiano nuk e fshehu për shokët e tij dëshirën që të largohet nga klubi.
Ajo që nuk e prisin bashkëlojtarët e tij ishte se ai do t’a bënte publike sa më shpejt që ndeshja të përfundojë, prandaj u prekën kapitenët dhe në të njejtën mënyrë edhe dhoma e zhveshjes. Pastaj erdhën skemat festuese nga Cristiano por që shumë prej bashkëlojtarëve e konsiderojnë finalen e Kievit si ndeshjen e fundit të tij.
Emri i Cristianos është bërë tema kryesore dje dhe sot pas lamtumirës së Zidane, por problemi është ende i fshehtë. Bashkëlojtarët e tij i kanë thënë se ai është gabim, por në klub janë shumë tëqetë dhe në të njejtën kohë të zemëruar për qëndrimin e tij.
Ronaldo po pret gjestin nga klubi duke i ofruar një kontratë të re, dicka që klubi ende nuk duket i gatshëm t’i jap një lojtari me 33 vjet, por që po vazhdon të mahnitë me performancat e tij sezon pas sezoni.