Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është favoriti kryesor që të marrë drejtimin e Real Madridit pas dorëheqjes së Zinedine Zidane.
Argjentinasi i cili disa ditë më parë rinovoi kontratën e tij me klubin Londinez, pritet të jetë trajneri i parë që do t’i ofrohet pozita e trajnerit Madrilen nga presidenti Madrilen, por ekziston një problem i vetëm që mund të pengojë nënshkrimin me të.
Problemi i vetëm që mund t’i sjellë probleme klubit është kontrata e tij e re në të cilën nuk është shkruar asnjë klauzolë apo ndonjë marrëveshje verbale për lirimin e tij nëse një klubi si Real Madridi interesohet për të.
Kontrata e tij e vjetër ekzistonte një klauzolë largimi por në këtë të re nuk ekziston asnjë klauzolë e tillë dhe për të nëshkruar me të duhet të flasin direkt me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, i cili nuk është shumë i dashur nga drejtuesit e klubit.