Klubi ende nuk ka gjetur zëvëndësimin e Zidane, i cili befasisht mori vendimin për të dhënë dorëheqje nga drejtimi i ekipit gjatë ditës së djeshme. Shumë emra janë duke u përfolur por Pochettino është më favoriti. Pa marrë parasysh se kush do të jetë trajner i ri i ekipit, 4 detyrat e para të tij do të jenë këto: zgjidhja e cështjes së Cristianos, e ardhmja e Bale, porta dhe nënshkrimi me Neymar dhe një qendërsulmues.
Cështja Cristiano
Cristiano Ronaldo befasoi të gjithë kur pas finales së Kievit tha se ishte e bukur të jesh në Madrid dhe do të flas për të ardhmen në ditët në vijim. Tani largimi i Zidane mund të ndikojë shumë në të ardhmen e Portugezit dhe trajneri i ri do të ketë një ndikim në këtë cështje.
E ardhmja e Bale
Ishte vetë Bale ai që pranoi se ka dyshime për të ardhmen e tij pas finales ndaj Liverpoolit. Me Zidane si trajner, Uellsiani këtë sezon mungoi në ndeshjet kryesore të ekipit duke përfshirë edhe finalen në të cilën luajti 25 minuta dhe shënoi dy supergola për ti dhuruar ekipit titullin e 13’të në Champions League.
Porta e ekipit
Porta e ekipit është një temë shumë e debatuar në Madrid që nga largimi i Casillas në vitin 2015. Para dy viteve, klubi ishte afër të nënshkruajë me De Gean por dështuan në minutat e fundit. Me Zidane si trajner, Navas e kishte të sigurtë vendin e titullarit por me trajnerin e ri gjithcka mund të ndodhë. Eshtë përflitur shumë që klubi do të tentojë sërish transferimin e De Geas apo Courtois gjatë kësaj vere.
Neymar dhe një sulmues ‘9’
Rënia e klubit në La Liga dhe eliminimi në Copa del Rey, erdhën në përfundim se klubi duhet të ndërmarrë një revolucion gjatë kësaj vere. Pavarësisht edhe pse fituan Championsin. Prioriteti kryesor mbetet Neymar i cili është një dëshirë e vjetër e presidentit Perez. Debati tjetër është në cështjen e sulmuesit pasi Benzema deri më tani me Zidane ka pasur vendin e sigurtë por me ardhjen e trajnerit të ri mund të ketë ndryshime në qendrën e sulmit duke pasur parasysh formën e dobët që ka kaluar sulmuesi Francez gjatë këtij sezoni.