Zinedine Zidane dje konfirmoi dorëheqjen e tij nga pozita e trajnerit të ekipit dhe klubi respektoi plotësisht vendimin e papritur të tij.
Ky vendim shokoi të gjithë lojtarët pasi Francezi kishte krijuar një familje të madhe në ekipin Madrilen dhe kishte korrur suksese të mëdha ku fitoi plot 9 tituj në vetëm 2 sezone e gjysmë.
Sipas Cadena Cope, tekniku Madrilen kishte përgatitur nga një mesazh për secilin lojtar të ekipit dhe iu ka dërguar të gjithëve atë.
Ky ishte mesazhi që Zizou i shkruajti lojtarëve:
”Faleminderit për gjithcka. Pa mbështetjen tuaj në momentet e vështira, asgjë nuk do të ishte e mundur. Shihemi së shpejti.”