Cristiano Ronaldo po shijonte një javë pushimi në Marbella teksa mësoi për lajmin që Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi. Reagimi i lojtarit ka qenë shokues teksa diçka të tillë nuk e priste aspak.
Me largimin e miqëve të tij si Pepe, Fabio Coentrao dhe James Rodriguez, Ronaldo veçse kishte filluar të ndjehet i vetmuar në dhomat e zhveshjes dhe tani ndjehet akoma më tepër i izoluar duke parë që trajneri me të cilin kishte një lidhje të veçantë po largohet poashtu.
Cristiano e admironte Zizoun, si lojtar ashtu edhe si trajner, veçanërisht pas mënyrës se si Francezi i dha pushim Ronaldos në momentet e duhura të sezonit. Pasi mësoi lajmin për largimin e tij, Cristiano postoi në rrjetet sociale:
”Gjithçka ndjej është krenari për faktin që kam qenë lojtar yt,” thotë ai në Instagram.
”Trajner, faleminderit shumë.”
Tani mbetet të shihet nëse largimi i Zidane do të ndikoje edhe në të ardhmen e Ronaldos, pasi që tani ai është më pak i lidhur me Real Madridin se sa në kohën kur Francezi ndodhej aty, ndërsa në të njëjtën kohë ai e di që Florentino Perez nuk mund të lejoje që yjet e tij të largohen që të dy në të njëjtën verë.
Ndoshta ky zhvillim do i ndihmoje Ronaldos në aspektin e të ndjerit më i vlerësuar nga klubi.