Ka reaguar edhe kapiteni Sergio Ramos pas largimit të Zidane. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ramos ka falënderuar teknikun Francez për punën e bërë gjatë dy viteve e gjysmë në krye të ekipit.
”Zotëri, si lojtar dhe tani si trajner, vendosët të largoheni kur keni arritur kulmin. Faleminderit për dy vite e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë, dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e të dashurit tonë Real Madridit.”, ishte shkrimi i Ramos në rrjetet sociale.