Fitorja e Kievit filloi të korrej shumë kohë përpara orës 20:45 të shtunën e kaluar. Zidane kishte gjithcka të planifikuar për lojtarët e tij që të futeshin në fushë me të njejtën ambicie dhe të njejtën dëshirë si në vitet e mëparshme. Trajnimi, udhëtimi, pushimi, dieta dhe një risi emocionale..
Cila ishte kjo risi e trajnerit Zidane që i bëri lojtarët të emocionohen dhe madje disa prej tyre shpërthyen edhe në lot?
Kjo risi ishte një video që emocionoi cdo lojtar Madrilen. Me lot në sytë e tyre, disa prej djemëve të Zidane përfunduan kohën para finales së Kievit. Stafi u ul para ekranit në një nga dhomat e hotelit Opera dhe trajneri Francezi prezantoi një video që disa javë më parë në Valdebebas, e kishin përgatitur familjarët dhe miqtë e lojtarëve.
Mesazhet nga të dashurat e tyre, prindërit dhe fëmijet, u prezantuan në ekranin që Zidane dëshironte t’i motivonte lojtarët. Mesazhe inkurajuese, të besimit dhe dashurie. Ishin pikërisht ata më të rinjtë që emocionuan lojtarët disa orë para se të dilnin në Olimpicon e Kievit. Një nismë që funksionoi në mënyrë të përkryer dhe që tashmë e kishte përdorur Ancelotti në Lisbonë. Para ngritjes së La Decimas, një tjetër video e ngjashme kishte motivuar stafin e atij sezoni.
Një shtyllë themelore
Realiteti është se familjet e lojtarëve kanë qenë një shtyllë themelore, në triumfet e fundit. Raportet e mira mes të dashurave, fëmijëve dhe miqëve të secilit, që udhëtuan së bashku në botërorin e klubeve apo në finale, ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për ekipin e Zidane, që është shëndërruar në një familje të madhe. Sëbashku filluan rrugën për La Decimoterceran me një drekë familjare në Valdebebas, disa ditë para se të udhëtonin në Kiev.