Fair Play Financiar, mund të kushtëzojë PSG-ën në rastin Neymar dhe përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Cristianon. Klubi Francez është duke u hetuar nga UEFA për shkak se në sezonin e kaluar tronditi tregun me blerjen e Neymar për 222 milionë euro dhe Mbappe për 180 milionë euro. Sipas L’E Parisien, UEFA do të dal me një vendim për hetimin e PSG-së më 8 qershor.
Në Francë sigurojnë se PSG tashmë e konsideron se dështimi do të jetë kundër interesave të tyre. Një ndëskim i PSG-së mund të detyrojë klubin të largojë disa nga yjet kryesor të ekipit si Mbappe ose Neymar për të balancuar llogaritë dhe kështu do të plotësoheshin kërkesat e UEFA-s. Madridi i cili e ka Neymarin prioritet kryesor po mban veshët hapur dhe po pret ngjarjet.
Përvec kësaj për të bërë balancimin e financave, UEFA do të vendos kundër PSG dhe kufizime për shpenzimet e tyre dhe kjo do të ishte një fund për ëndërrën e quajtur Cristiano Ronaldo që presidenti Al-Khelaifi t’i shoh duke luajtur sëbashku me Neymar dhe Mbappe. Cavani, Guedes dhe Di Maria janë 3 nga emrat që klubi Frncez dëshiron t’i shes për të rritur të hyrat dhe t’i ofrojnë Portugezit pagën prej 45 milionë euro në sezon.
Pra, kyc në të ardhmen e Neymar dhe Cristianos do të jetë Fair Play Financiar nga UEFA dhe në ditët e ardhshme duhet të presim për të mësuar gjithcka rreth synimit të Cristianos dhe të ardhmes së tij. Lojtari Madrilen do të flasë për këtë situatë, kur t’i bashkohet kombëtares në javën e ardhshme. Më 8 qershor PSG do të kuptoojë vendimin e UEFA-s. Të dyja këto mbledhje do të shënojnë fillimin e tregut të verës për Real Madridin dhe PSG.