Rruga fituese e Real Madridit në Europë (tre Champions radhazi, 4 në 5 vitet e fundit) ka bërë stafin e tyre një nga më të suksesshmit në histori, Kështu Cristiano ka 5 tituj Championsi, Modric ka 4 dhe lojtar si Varane i cili me 25 vjet ka 4 tituj. Një barbarizëm që pak lojtarë mund të mburren.
Ka shumë futbollistë që mund të mburren me një histori të ngjashme nëse do të kishin vazhduar të jenë Madrilen. Shumica e kësaj liste, të gjithë të shenjtëruar dhe të nivelit më të lartë, morën vendimin për t’u larguar nga klubi në kërkim të më shumë minutave apo më shumë parave. Ata u larguan por i dhanë edhe fund rekordeve të tyre individuale.
Më i habitshëm është emri i Gonzalo Higuain. Ai jetoi në vitet që Madridi shkonte deri në cerekfinale të Champions League dhe përfundoi duke u larguar për të parë se si bashkëlotjarët e tij (Benzema dhe konkurrentët e tij në sulm), i fituan nga 4 tituj Championsi. Edhe pse ai ka fituar liga me Juventusin, ka shënuar shumë gola, ka humbur mundësinë të jetë kampion i Europës dhe këtë ëndërr do t’a plotësonte nëse do të vazhdonte në Madrid.
Rasti i tij është shumë i ngjashëm me Mesut Ozil. Lojtar i shquar, i dashur nga Bernabeu, morin rrugën në Arsenal për më shumë para. Në Londër ai ka lënë detaje si futbollist i madh, por menjëherë pas largimit të tij, Madridi triumfoi në Lisbonë. Që prej asaj kohe, klubi ka fituar edhe 3 tituj tjerë Championsit dhe Ozil mund t’i shijonte këto tituj nëse nuk do të largohej.
Rasti i James dhe Moratas nuk janë aq të njejtë pasi të paktën ata fituan Championsin. Të dy, po , pa një rëndësi të madhe në fushë, u detyruan të marrin rrugën drejt Bayernit dhe Chelseas. Kolumbiani ka rikuperuar nivelin individual në Bundesliga por mund të fitonte titullin e 3’të të Championsit në Madrid. Në anën tjetër, Morata u largua nga ekipi i ngopur me zëvëndësimin nga Benzema dhe përfundoi pa luajtur në Angli dhe tani në….Kupën e Botës. Një performancë e dobët nga Spanjolli këtë sezon.
Pas Lisbonës, titullit të parë të Championsit që fitoi kjo gjeneratë, dy lojtarë morën rrugën e largimit nga Madridi. I pari Di Maria që nuk ishte i kënaqur me trajtimin e klubit dhe shpërblimet e tij dhe shkoi në Man UTD ku qëndroi një ezon dhe tani në PSG po luan, por te asnjëra nuk ka arritur nivelin që kishte në Madrid. Tjetri është Alonso i cili kërkoi largimin e tij me ardhjen e Kroos dhe i gatshëm për të nisur aventurën në një kampionat të ri. Luajti tre sezone në Bundesliga me Bayernin por nuk ishte në gjendje të luante sic e bëri në Liverpool apo në Madrid.
Të gjithë këta kanë të përbashkët se ata mund të kishin një rekord individual historik nëse do të vazhdonin në klubin që në 5 vitet e fundit ka qenë kampion i Europës për 4 herë dhe po kalon në një nga epokat më të rëndësishme në historinë e fundit të futbollit.