Cristiano Ronaldo solli polemika të shumta pas finales së Kievit. Portugezi pushtoi mediat me fjalët e tij që vrapuan si zjarr te presidenti dhe bashkëlojtarët e tij të cilët po festonin me familjet e tyre.
Pas festës në fushë, djemtë e Zidane mes përqafimeve, shakave dhe të qeshurave, festuan titullin e 13’të në Champions League dhe pas kësaj fjalët e Cristianos shkuan edhe te kapiteni i cili dinte se si duhej të vepronte menjëherë.
Me një ton të mirë dhe pavarësisht mesazhit të papërshtatshëm të Cristianos, kapiteni Madrilen i kujtoi sulmuesit se nuk ishte koha për ato: ‘‘Cris nuk është mirë se cfarë keni bërë, nuk ishte koha e duhur për t’a thënë”. Biseda vazhdoi dhe mbrojtësi i ofroi atij ndihmën e tij: ”Prit, mos insistoi. Duhet të bëni një hap prapa dhe ne do të iu ndihmojmë.”
Ronaldo e pranoi se momenti i zgjedhur nuk ishte adekuat dhe në fakt ai shpejt sqaroi se bëri një gabim të përkohshëm. Ramos vazhdoi dhe për të përfunduar i tha Portugezit: ”Jemi me ty Cris, por gjithashtu kemi nevojë edhe për ty.”, dhe CR7 e kuptoi dhe e përjetoi si kapiten duke u përpjekur t’a zgjedh një problem ose të paktën për të ndalur polemikat më tutje.