Deklaratat e Cristiano Ronaldos pas finales së Kievit (Ishte shumë e këndëshme të luaj në Madrid. Në ditët e ardhshme do të jap një përgjigjie), befasuan dhe mjedisin afër tij, që mendojnë se është vetëm një cështje e vogël. Në fakt, shokët e tij më të afërt vazhdojnë t’a shohin atë në Madrid në sezonin e ardhshëm dhe t’i minimizojë fjalët e tij. Madja, ata nuk e dinë datën në të cilën Cristiano supozohet se do të jap shpjegimet për fjalët e së shtunës.
Muaj më parë, Portugezi iu kishte rrëfyer disa kolegëve se do të largohet, Por në prillin e kaluar, Madridi njoftoi synimin e tij për të përmirësuar kontratën dhe për të përmbushur premtimin e dhënë nga Florentino Perez pas finales së Cardiffit. Pas kësaj, kontakti i parëmes Jose Angel Sanchez, drejtorit sportiv të klubit dhe agjentit të Cristianos, Jorge Mendes, dukej se ishte larguar nga koka kjo ide. Marrëveshja ishte që Cristiano të rifillojë kontaktet me Madridin pas Championsit.
Gjatë Kupës së botës për Klube në Abu Dhabi, Jose Angel Sanchez dhe Cristiano zhvilluan një takim ku diskutuan një ofertë që klubi i ofroi atij por që u refuzua nga Portugezi, duke e konsideruar si një mungesë respekti për karrierën e tij. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, natën kur fitoi Topin e pestë të Artë, Florentino Perez foli disa fjalë për Neymar, që shkaktuan edhe më shumë pakënaqësi tek Cristiano.