Pas finales së Champions League, UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve, që nuk do të ndryshojë deri në fillimin e sezonit 2018/19. Futbolli Spanjoll, një vit më shumë, është fitimtar me 4 ekipe në mesin e 6’të më të mirave në renditje.
Me titullin e tretë radhazi të Europës, Real Madridi mbetet dhe blindon edhe më shumëvendin e parë në renditje me 162.000 pikë. Në vendin e dytë është Atletico me 140.000 pikë pas triumfit në Europa League.
Në vendin e tretë gjendet Bayerni me 135.000 pikë, në të katërtin gjendet Barcelona e kështu me radhë.