Trajneri Madrilen, Zinedine Zidane është shprehur se profesioni i të qenurit trajner është i lodhshem, e sipas tij shumë me tepër tek një klub si Real Madridi. Këto deklarata Zizou i tha përpara ndeshjes se nesërme ndaj Real Betisit në La Liga.
Tekniku Madrilen edhe pse e ka të qartë se vjen një pikë kur ndryshimi i klubit është i nevojshëm, tha se për momentin kjo nuk do të ndodhë.
“Për mua çfarë është e rëndësishme është ajo që unë po bëj tani, ditë pas dite”, ka deklaruar Zizou para gazetarëve.
Ndërkohë, 45 vjeçari Zizou në lidhje me 2 ndeshjet eliminatore ndaj PSG tha se e kanë fituar vetëm njëren dhe se e dinë që do të kenë edhe një ndeshje kthyese.
“Para kësaj ndeshje kemi edhe 5 ndeshje të tjera në Kampionat”, ka deklaruar Zidane.
I pyetur për diferencen lartë të pikëve ndërmjet Realit dhe Barcelones, Zidane u përgjigj duke thënë se tashmë janë mësuar me këtë gjë.
Tekniku deklaroi se ajo që ata kanë bërë i përket se kaluares dhe se tani e tutje duhet të jenë të fokusuar.
“Po përgatiten mirë, ne kemi pasur pak kohë për të pushuar, por kjo është jeta. Ne kemi në mendjen tonë ndeshjen e së nesërmes”, bëri të ditur ish-lojtari Madrilen.
Zidane startoi me Iscon kundër PSG teksa la Bale në stol. Këtë vendim, Zidane thotë se e bëri pasi që deshironte të luante me skemen diamant ndaj PSG.
45 vjeçari Zizou u shpreh se i pëlqen t`i ketë të gjithë lojtaret në dispozicion, duke shtuar se llogaritë tek çdo njëri prej tyre.